Boshti horizontal dhe vertikal
Boshti horizontal paraqet frekuencat nga tingujt e ulët deri te ata të lartë. Boshti vertikal paraqet intensitetin në dB HL. Sa më poshtë të jetë shenja në grafik, aq më e madhe është humbja e dëgjimit.
Air dhe Bone Conduction
Air conduction tregon dëgjimin përmes kanalit të veshit, timpanit dhe veshit të mesëm. Bone conduction ndihmon të kuptohet funksioni i veshit të brendshëm. Dallimi mes tyre ndihmon në dallimin e humbjes përçuese, sensorineurale ose mikse.
Çfarë tregon për aparatin
Audiograma tregon nivelin fillestar të programimit. Më pas bëhet fine tuning sipas komoditetit dhe përvojës reale të pacientit.