ReSound SAVI

Me ReSound Savi™ kemi qenë në lartësinë e sfidës, duke përmirësuar dhe kombinuar teknologjitë tona të provuara dhe inovative për të ofruar qartësi më të madhe në biseda, lidhje më të mira, përshtatje më të mirë dhe dizajn më të avancuar.

nga 820 € RIC / Rechargeable
ReSound SAVI

Pse ta zgjidhni këtë model?

SAVI është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm: biseda në familje, televizor, telefonata, punë të lehta dhe ambiente sociale. Ai fokusohet në qartësi, rehati dhe përdorim të thjeshtë, duke ruajtur lidhjen me telefon dhe aplikacionet moderne.

  • Tingull i qartë dhe natyral për situata të përditshme
  • Komoditet i mirë gjatë gjithë ditës
  • Bluetooth dhe mundësi streaming në pajisje kompatibile
  • Opsione rechargeable ose me bateri, sipas konfigurimit
  • Dizajne të vogla dhe të përshtatshme për përdorues të ndryshëm
  • Raport i mirë cilësi/çmim

Për kë rekomandohet?

  • Përdoruesit që blejnë aparatin e parë të dëgjimit
  • Të moshuarit që duan përdorim të thjeshtë dhe komod
  • Pacientët që duan lidhje me telefon dhe televizor
  • Humbje të lehta deri në të thella, varësisht nga konfigurimi

Rekomandimi final bëhet pas audiometrisë, timpanometrisë dhe vlerësimit profesional.

Përmbledhje teknike

PlatformaReSound SAVI
TipiRIC ose custom sipas nevojës
BateriaRechargeable ose bateri klasike
LidhjaBluetooth, app control, streaming në pajisje kompatibile
PërdorimiPërdorim ditor, familje, TV, telefon
RekomandimiZgjidhje e balancuar për qartësi dhe komoditet

Si e përshtatim profesionalisht

1. Testimi i dëgjimit

Fillojmë me audiometri dhe, kur nevojitet, timpanometri, emisione otoakustike ose ABR/BERA.

2. Programimi

Aparati programohet sipas audiogramës, nivelit të komoditetit dhe qëllimeve të dëgjimit.

3. Kontrolli pasues

Rregullimi final bëhet pas përdorimit real, sepse përshtatja më e mirë arrihet me feedback nga pacienti.

Pyetje të shpeshta

A është SAVI më ekonomik se VIVIA?

Po, zakonisht pozicionohet si zgjidhje më e arritshme, me funksione moderne për përdorim ditor.

A është i përshtatshëm për të moshuarit?

Po, veçanërisht kur programohet mirë dhe shoqërohet me udhëzim praktik për përdorim.

A ka Bluetooth?

Po, në konfigurime kompatibile ofron lidhje moderne dhe streaming.

Sa kushton?

Çmimi orientues fillon nga 820 €, varësisht nga konfigurimi dhe oferta aktive.

Shërbime të lidhura

Për rezultat më të mirë, aparati duhet të kombinohet me diagnostikim profesional, programim të bazuar në audiogramë dhe servis të rregullt.