Përgjigje të shkurta për pyetjet që pacientët bëjnë më shpesh para testimit, blerjes dhe programimit të aparatit.
Varet nga modeli, teknologjia dhe tipi. Ne paraqesim çmime orientuese në faqet e produkteve dhe rekomandimi bëhet pas audiogramës.
Jo. Testi online është orientues. Për vendim klinik duhet audiometri dhe vlerësim profesional.
Zakonisht CIC/IIC ose aparatet në kanal janë më diskrete, por kandidatura varet nga kanali i veshit dhe humbja e dëgjimit.
Për shumë pacientë të moshuar BTE ose RIE janë më praktikë, sepse janë më të lehtë për t'u vendosur dhe servisuar.
Modelet moderne si ReSound VIVIA/SAVI dhe disa AudioService mund të ofrojnë lidhje me telefon, varësisht nga telefoni dhe niveli teknologjik.
Po. Modelet rechargeable përdorin bateri të integruar dhe karikues, pa ndërrim të përditshëm të baterive.
Po. Aparati duhet programuar sipas audiogramës dhe nevojave të pacientit. Pa programim profesional, rezultati nuk është optimal.
Zakonisht rekomandohet kontroll pas përshtatjes fillestare, pastaj sipas nevojës çdo disa muaj ose kur ndryshon dëgjimi.
Po. Ne ofrojmë proteza të personalizuara me printim 3D me çmim 40 €.
Po, aparatet ofrohen me garancion dhe servis lokal sipas kushteve të modelit/prodhuesit.