Teknologji ReSound

Pse të zgjidhni ReSound?

ReSound është një nga brendet më të njohura botërore të aparateve të dëgjimit. Në Kosovë e prezantojmë si zgjidhje premium për pacientët që kërkojnë tingull natyral, lidhje moderne, komoditet dhe përshtatje profesionale.

Filozofia Organic Hearing™

Qasja ReSound synon që aparati të punojë në harmoni me mënyrën natyrale se si truri përpunon zërin. Kjo nuk do të thotë vetëm rritje e volumit, por përpjekje për të ruajtur ndjesinë e drejtimit, hapësirës dhe balancës së zërit.

Për pacientin kjo është e rëndësishme sepse dëgjimi real ndodh në ambiente të ndryshme: shtëpi, punë, restorant, veturë, rrugë, takim familjar apo bisedë në telefon.

ReSound dhe lidhja moderne

Modelet më të reja ReSound janë të fokusuara në lidhje me telefon, streaming, Bluetooth LE Audio dhe Auracast në pajisje kompatibile. Kjo e bën aparatin më praktik në jetën e përditshme, jo vetëm një pajisje mjekësore.

Pacienti mund të përfitojë nga telefonatat, muzika, televizioni dhe aplikacioni për kontroll më të lehtë të aparatit.

Përfitimet kryesore

Tingull më natyral

Synon ruajtjen e orientimit hapësinor dhe kuptimin më të mirë të fjalës në situata reale.

Teknologji për zhurmë

Modelet premium si VIVIA janë krijuar për situata ku fjalët humbin në zhurmën e ambientit.

Përdorim ditor

Dizajn diskret, opsione rechargeable dhe aplikacion për menaxhim më të lehtë gjatë ditës.

Pse ka rëndësi programimi lokal?

Edhe aparati më i mirë nuk jep rezultat optimal pa matje dhe përshtatje profesionale. Për këtë arsye ReSound duhet të programohet sipas audiogramës, tolerancës së pacientit dhe situatave ku pacienti ka vështirësi.

1. Testim

Audiometri dhe vlerësim i nevojave reale të pacientit.

2. Zgjedhje

Zgjedhje mes VIVIA, SAVI ose opsioneve të tjera sipas dëgjimit dhe stilit të jetës.

3. Programim

Rregullim profesional me software dhe fine tuning pas përdorimit real.

4. Kontroll

Kontroll periodik, servis, pastrim dhe mbështetje afatgjatë.

Lexo gjithashtu