Si ndahen aparatet e dëgjimit?
Aparatet moderne ndahen sipas vendosjes në vesh, fuqisë, mënyrës së transmetimit të zërit dhe teknologjisë së lidhjes. Në praktikë, grupet kryesore janë RIE/RIC, BTE, aparatet në kanal dhe aparatet shumë diskrete të tipit CIC/IIC.
| Lloji | Ku vendoset? | Kujt i përshtatet? | Modele të lidhura |
|---|---|---|---|
| RIE / RIC | Trupi pas veshit, receiver-i në kanal | Shumë tipe humbjeje, përdorues aktivë, Bluetooth, rechargeable | ReSound VIVIA, SAVI |
| BTE | Pas veshit me tub ose protezë | Humbje më e theksuar, nevojë për fuqi dhe stabilitet | B M 7, Volta P |
| CIC / IIC | Brenda kanalit të veshit | Pacientë që kërkojnë zgjidhje diskrete | IF CIC Li 8, DIC 8 |
RIE / RIC – receiver në kanal
Këto aparate janë ndër zgjidhjet më të përdorura moderne. Pjesa elektronike qëndron pas veshit, ndërsa receiver-i vendoset në kanal. Kjo mundëson trup më të vogël, zë më natyral dhe lidhje moderne me telefon, TV dhe aplikacione.
ReSound përshkruan RIE si aparate të vogla, diskrete dhe shumë fleksibile, me mundësi për streaming dhe lidhje me aksesorë e aplikacione. Receiver-i i mbuluar me dome vendoset në kanal, ndërsa trupi qëndron pas veshit.
BTE – aparate pas veshit
BTE janë zgjidhje stabile dhe të fuqishme. Ato janë më të lehta për t'u manipuluar, pastrohen më thjeshtë dhe mund të përdoren me tub të hollë ose protezë të personalizuar. Janë të përshtatshme sidomos kur kërkohet më shumë amplifikim.
Aparatet në kanal dhe të padukshme
CIC dhe IIC janë modele që vendosen thellë në kanal dhe janë shumë diskrete. Ato kërkojnë vlerësim të kanalit të veshit, sepse jo çdo pacient është kandidat ideal. Për pacientët që kërkojnë estetikë maksimale, këto modele janë shumë tërheqëse.
Si e zgjedhim aparatin te pacienti?
Vendimi merret pas testimit të dëgjimit, kontrollit të veshit, vlerësimit të komunikimit ditor dhe diskutimit të buxhetit. Një aparat i mirë pa programim profesional nuk jep rezultat optimal; prandaj përzgjedhja dhe përshtatja janë të pandashme.