Çfarë është RIE/RIC?

RIE do të thotë Receiver-in-Ear, ndërsa RIC do të thotë Receiver-in-Canal. Te këto aparate, mikrofoni dhe procesori janë pas veshit, ndërsa receiver-i që prodhon zërin vendoset brenda kanalit. Kjo e bën aparatin të lehtë, diskret dhe shumë fleksibil.

Përparësitë

  • Zë më i hapur dhe më natyral.
  • Më pak ndjesi bllokimi në kanal.
  • Opsione me bateri të karikueshme.
  • Lidhje me telefon, TV dhe aplikacione.
  • Receiver, dome dhe proteza mund të ndërrohen në servis.

Kujt i përshtatet?

RIE/RIC përshtatet për shumë pacientë me humbje të lehtë, mesatare dhe deri në humbje më të theksuar, varësisht nga receiver-i. Është zgjedhje e mirë për pacientë aktivë, persona që përdorin telefonin shpesh dhe ata që kërkojnë aparat modern e diskret.

Modelet që rekomandojmë

ReSound VIVIA

Model premium me fokus në dëgjimin në zhurmë, AI, Bluetooth LE Audio dhe Auracast.

Shiko VIVIA

ReSound SAVI

Model praktik për përdorim ditor, lidhje moderne dhe raport të mirë vlerë/çmim.

Shiko SAVI