Shenjat më të shpeshta

Humbja e dëgjimit nuk nënkupton gjithmonë që “nuk dëgjoj fare”. Shpesh pacienti dëgjon zë, por nuk kupton fjalët, sidomos kur ka zhurmë përreth.

  • Kërkoni shpesh që të tjerët ta përsërisin fjalinë.
  • Duket sikur njerëzit flasin nën zë ose “mërmërisin”.
  • Keni vështirësi në restorant, kafene ose ambiente me zhurmë.
  • Nuk dëgjoni mirë kur dikush flet nga një dhomë tjetër.
  • E ngritni televizorin më shumë se familjarët.
  • Nuk dëgjoni tinguj të lartë si cicërima e zogjve, F, S, H ose TH në të folur.
  • Lodhje gjatë bisedave dhe shmangie e situatave sociale.

Pse duhet të reagohet herët?

Sa më gjatë që truri nuk merr tinguj të qartë, aq më i vështirë mund të bëhet rehabilitimi auditiv. ReSound thekson se veprimi i hershëm është i rëndësishëm, sepse me kalimin e kohës truri mund të “harrojë” disa tinguj dhe izolimi social mund të rritet.

Çfarë të bëni?

Filloni me një test orientues online dhe më pas bëni testim profesional: audiometri, timpanometri, OAE dhe ABR/BERA kur ka indikacion. Rezultati i audiogramës tregon nëse nevojitet aparat, kontroll ORL apo trajtim tjetër.