Pastrimi ditor
Aparati duhet të pastrohet butësisht çdo ditë, sidomos pjesët që kanë kontakt me veshin. Cerumeni dhe lagështia janë dy arsyet më të shpeshta të bllokimit.
Filtrat, dome dhe receiver
Filtrat e dyllit, dome dhe receiver-i duhet të kontrollohen periodikisht. Nëse zëri dobësohet papritur, shpesh arsyeja është bllokimi nga cerumeni.
Servisi profesional
Kontrolli periodik ndihmon të vlerësohet gjendja fizike e aparatit, programimi dhe nevoja për ripërshtatje.