Çfarë është ReSound TV Streamer?
ReSound TV Streamer është aksesor që transmeton zërin e televizorit drejtpërdrejt në aparatet ReSound, pa pasur nevojë të rritet zëri i TV-së për të gjithë familjen.
Përdoruesi dëgjon zërin më afër, më qartë dhe me volum të personalizuar, ndërsa të tjerët mund ta mbajnë televizorin në nivel normal.